Pasticeri Ervini Event

Pasticeri Ervini Event •Dergesa ne gjithe Shqiperine
•Evente surprize per te dashurit tuaj
•Torta te personalizuara
•Instagram-pasticeri_ervini_event

19/05/2026

Aurora, princesha ime, u bëfsh 100 vjeçe! 👑✨

Krenaria ime, dashuria e parë që më dha emrin “nënë”.
Mami të uron vetëm suksese, jetë të gjatë dhe shëndet! Në rrugën e jetës, në çdo hap që hedh, uroj të jesh gjithmonë e lumtur, e fortë dhe e bekuar.

Jam shumë e lumtur që kam pranë vetes jo vetëm një vajzë, por edhe një shoqe e një motër, me të cilën po rritem edhe unë çdo ditë.
Ti je drita e zemrës sime dhe arsyeja pse buzëqesh çdo ditë.

Të dua pafund, zemra e mamit! ❤️🎂🎉

19/05/2026
10/05/2026

Princi yne,

Sot është një ditë shumë e veçantë për të gjithë ne, sepse ti mbush 1 vjeç. Një vit plot buzëqeshje, lot gëzimi, përqafime të ngrohta dhe momente që kanë mbushur zemrat tona me dashuri të pafund. Nuk e imagjinon dot sa shumë lumturi solle në jetën tonë që nga dita kur erdhe në këtë botë. Ti erdhe ne jete ne nje moment te veshtire per familjen tone,na dhe shprese dhe na fale dashuri. Ti je dhurata më e bukur që Zoti na ka falur.

Çdo buzëqeshje jote na ndriçon shpirtin, çdo hap i vogël na mbush zemrën me krenari dhe çdo përqafim yt është shërimi më i ëmbël për zemrat tona. Je bërë gëzimi i shtëpisë, drita e syve tanë dhe arsyeja pse çdo ditë duket më e bukur.

Sot, ndërsa festojmë ditëlindjen tënde të parë, zemrat tona mbushen edhe me mall për gjyshin tënd. Edhe pse ai nuk është më fizikisht pranë nesh, dashuria e tij për ty jeton përjetë. Ai do të të donte pafund, do të të mbante në krahë me krenari dhe do të buzëqeshte sa herë të shihte sytë e tu të vegjël. Ne e dimë që ai të sheh nga parajsa, të bekon dhe të ruan në çdo hap të jetës tënde. Ai eshte engjelli yne mbrojtes qe na sheh nga qielli.
Nena Festen e bere gjyshen me te lumtur ne bote me ardhjen tende ne jete,halla Klodi mezi pret te te takoj sepse ti na qeteson zemrat.

Urojmë që jeta jote të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, shëndet, lumturi dhe bekime prane babit,mamit dhe vellait!Urojmë të rritesh me zemër të pastër, me buzëqeshje të sinqertë dhe gjithmonë i rrethuar nga njerëz që të duan fort, ashtu siç të duam ne.

Mos harro kurrë se do të jesh gjithmonë krenaria dhe thesari ynë më i çmuar. Nena Festa dhe halla Klodi do të jene pranë teje për të të mbështetur, për të të përqafuar dhe për të të dhënë gjithë dashurinë që kemi në zemër.

Gëzuar 1-vjetorin, jeta jonë e vogël!
Zoti të bekoftë gjithmonë dhe të dhuroftë një jetë plot dritë, gëzim dhe ëndrra të realizuara.

Me dashurinë më të madhe në botë,
Nena Festa dhe Halla Klodi!

09/05/2026

Mami jonë e shtrenjtë,ne këtë 72-vjetor, edhe pse larg, zemrat tona janë pranë teje më shumë se kurrë. E dimë që vetmia ndonjëherë rëndon, por dua të dish se në çdo moment je në mendimet dhe lutjet tona.

Ti ke qenë gjithmonë forca jonë, drita e shtëpisë dhe zemra që na ka mbajtur të bashkuar. Asnjë distancë nuk mund ta zbehë dashurinë që kemi për ty.

Të urojmë nga zemra shëndet, qetësi dhe ditë të mbushura me dritë e shpresë. Urojmë që shumë shpejt të të përqafojmë fort dhe të festojmë pranë teje. Gëzuar 72-vjetorin, Mami! Nga femijet niper e mbesa!

Delivery💙
24/04/2026

Delivery💙

Address

Rruga Skënderbeu
Fier
9305

Telephone

+355693888819

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pasticeri Ervini Event posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share